15:54 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ndodh me Chelsean, bën ofertë zyrtare për lojtarin e Burnleyt (Foto)

Skuadra e Chelseat njihet si klub që sjellë yjë nga super klubet europiane.

Por, ana e Antonio Contes kohëve të fundit është duke dështuar në këtë drejtim, transmeton IndeksOnline.

Përveç transferimit të Ross Barkleyt, Blutë e Londrës janë duke kërkuar edhe një sulmues gjatë mini-afatit të janarit.

Pas spekulimeve se Cheslea është afër marrëveshjes me Crouch dhe Andry Carroll – tani është shtuar edhe sulmuesi i Burnleyt, Ashley Barnes.

28-vjeçari është pjesë e Burnleyt që nga viti 2014, ku ka zhvilluar plotë 115 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 17 gola.

Austriaku më parë ka luajtur edhe për klubet: Brighton, Oxford dhe Torquay United./IndeksOnline/