16:37 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dështon Arsenali, Chelsea shënon fitore të thellë

Derbi londinez mes Crystal Palace dhe Arsenal ka mbaruar me rezultat të barabart 2-2.

Një ndeshje të barabartë, ku Crystal Palace i shkaktoi mjaftë probleme Arsenalit, transmeton Indeksonline.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Palace përmes Luka Milivojevic i cili konvertoi në gol penaltin e dhënë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 52-të Granit Xhaka me një super gol barazoi rezultatin. Nuk vonoi shumë dhe në minutën e  56-të Aubameyang e kaloi në epërsi Arsenalin.

Në momentet kur dukej se Arsenali po shkonte drejt fitores, u akordua edhe një penalti tjetër në minutën e 83-të. Përsëri Luka Milivojevic arriti të shënoj nga pika e bardh.

Pas këtij barazimi Crystal Palace ka tetë pik dhe është në pozitën e 14-të, kurse Arsenal ka 23 pik dhe është e pozicionuar në pozitën e katërt.

Ndërsa në anën tjetër, “kushërinjtë” e Arsenal, Chelsea shënuan një fitore bindës në udhëtim.  Blutë arritën ta mposhtin me rezultat 0-4 ekipin e Burnleyt.

I pari që hapi festivalin e golave ishte Morata në minutën e 22-të. Pastaj në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 57-të Ross Barkley u përkujdes që të dyfishonte epërsinë e Chelseas.

Fitoren më të thellë e bërë Willian me një gol në minutën e 63-të. Golin e katërt e shënoj Ruben Loftus-Cheek në minutën e fundit të ndeshjes.

Burnely vazhdon formën e dobët. Pas kësaj humbje ata janë në vendin e 15-të në Premier Ligë me vetëm tetë pik, kurse Chelsea me këtë fitore ka 24 pik dhe është në pozitën e dytë./Indeksonline/