20:03 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ndodh me Facebook-in dhe Instagramin, përsëri ndalen!

Facebook dhe Instagram gjatë mëngjesit kanë qenë të  pa përdorshme në Amerikë dhe disa vende evropiane.

Versioni i aplikacionit dhe i desktopit u ndalën gjatë orëve të mëngjesit, transmeton Indeksonline.

Kjo është hera e dytë që brenda javës Facebook dhe Instagram ndalen. Të dy rrjetet sociale udhëhiqen nga Mark Zuckerberg.

Ende nuk ka dalë ndonjë deklaratë zyrtare se pse po ka ndalje të shpeshta të dy rrjeteve sociale./Indeksonline/