19:03 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Çfarë po ndodh me Man Cityn, pësojnë edhe golin e dytë

Tifozët e Norwich CIty padyshim se kanë arsye për të festuar.

Ekipi i tyre po triumfon 2:0 ndaj kampionit të Anglisë duke u treguar rival shumë më i fortë, shkruan Indeksonline.

Golin e parë e realizoi McLean me një goditje të bukur me kokë.

Ndërsa goli i dytë tash erdhi pas një aksioni model të Norwich ku Pukki asistoi për Cantwell që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë./Indeksonline/