10:04 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Çfarë po ndodh mes Mbappe dhe Kendall Jenner? Pas festës largohen së bashku (Video)

Kylian Mbappe është parë duke kërcyer me supermodelen Kendall Jenner në një festë në The Hamptons.

Kapiteni i Francës e largoi mendjen nga e ardhmja e tij në Paris Saint-Germain, teksa fluturoi përtej pellgut për të marrë pjesë në festën luksoze të miliarderit Michael Rubin.

Pas pijeve dhe darkës, të ftuarit morën rrugën për në çati ku Mbappe dhe Jenner u panë duke u larguar së bashku deri në orët e vona të natës.

I dashuri i Jennerit, reperi Bad Bunny, nuk u pa askund