18:41 / E Martë, 18 Gusht 2020 / C E

Çfarë po ndodh, zyrtari i UEFA-s në takim me ministrin e Sportit të Gjibraltarit

Ndeshja mes Lincoln Red dhe Prishtinës është anuluar, pasi tetë lojtarë të Prishtinës rezultuan pozitiv me Covid 19.

Ndeshja është dashur të luhet në Gjibraltar sot prej orës 18:00.

Sipas mediumit të Gjibraltarit, GBC News, zyrtari i UEFA-s ndodhen momentalisht në takim me ministrin e Sportit të Gjibraltarit, Steven Linares.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë vendim të ri.