17:27 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ndodhë me Brezovicen? (Video)

Kompleksi turistik “Brezovica” është një nga potencialet më të mëdha turistike që ka Kosova, e qe ndodhet në pjesën veriperëndimore të maleve të Sharrit.

Por Padyshim kësaj perle të vërtetë të Kosovës i duhet edhe më tej investim për t’i tërhequr akoma me shumë investitorët serioz në Kosovë, dhe se investimet në një projekt të tillë, do të kenë ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të kësaj zone dhe të Kosovës në përgjithësi dhe fare në fund arsye e madhe do të ishte edhe ndërtimi i një qendre turistike moderne me të cilën Kosova do të krenohet, në aspektin global…

Vjosa Beqiri-Balaj dhe Laura Krasniqi, dy gazetare të mediumit publik të cilat përmes emisionit ‘RTK Explores’ po bëjnë promovimin e Kosovës dhe produkteve vendore, do të sjellin sonte në orën 22 reportazhin për bukuritë që sjellë Brezovica. Sipas, ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, Ligji për investime strategjike ka kaluar në fillim të vitit 2017, por nuk janë proceduar aktet nënligjore. “Ne jemi duke bërë të gjitha përpjekjet për ta aktivizuar këtë ligj. I kemi bërë dy udhëzime administrative, të cilat i kemi proceduar në Qeveri”, ka thënë ministri Hasani i cili udhëheq ministrinë që mbulon fushën e turizmit në Kosovë!

Temat: