20:08 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Serbia organizon gara vrapimi në Brezovicë, e quan si pjesë të saj

Klubi kosovar i vrapimit në shtigje (trial running) X Trailer ka reaguar me anë të një komunikate në Facebook për shkak se një klub serb ka organizuar gara në Brezovicë, duke e paraqitur atë si territor të vetin
Kjo garë që pritet të mbahet të hënën, më 11 gusht në Brezovicë, është organizuar nga një klub serb në territorin e Kosovës dhe se e njëjta paraqitet si event që po zhvillohet në territorin e Serbisë.

Për më shumë lexojeni reagimin e klubit kosovar X-Trailers.

Klubi kosovar i vrapimit në shtigje (trail running) X-Trailers, përmes kësaj deklarate shpreh pakënaqësinë në lidhje me garën “Šarplaninski SkyRace” e cila organizohet më 11 Gusht 2018 në Brezovicë të Republikës së Kosovës – https://www.facebook.com/event… .

Reagimi ynë si sportistë të kësaj discipline vjen si pasojë e faktit që kjo garë është e organizuar nga “Skyrunning Serbia” në territorin e Kosovës, respektivisht në bjeshkët e Brezovicës dhe e njëjta paraqitet si event që do të mbahet në territorin e Serbisë (shih linkun më sipër).

Për më tepër kjo garë gjithashtu figuron në kalendarin e garave të “Skyrunning Serbia” si garë që organizohet në territorin e Serbisë dhe për këtë arsye për neve si vrapues të shtigjeve ky event është i papranueshëm dhe nuk jemi ithtar që klubet e vendeve të tjera të rajonit të organizojnë gara në territorin e Kosovës në emër të vendeve të tyre.

Marrë parasysh faktin se gara në fjalë është e njohur nga ITRA (International Trail Running Association) ne planifikojmë që reagimin tonë ta dërgojmë edhe në adresë të tyre.

Me këtë rast X-Trailers i bën thirrje edhe institucioneve shtetërore të reagojnë në lidhje me këtë event dhe të ndërmarrin masa që kjo garë të mos ndodhë.

Reagime e masa të tilla do të ndikonin në krijimin e precedentëve që evente të tilla klandestine të mos ndodhin më në territorin e Kosovës, se përveç tjerash ky akt mund të konsiderohet edhe shkelje e sovranitetit të shtetit.

Gjithashtu, i ftojmë edhe klubet tjera Kosovare të kategorive të ngjashme t’i bashkëngjiten këtij reagimi në të mire të respektimit të sovranitetit të shtetit dhe në mbrojtje të sportit që zhvillohet në territorin e Republikës se Kosovës.

Ta mbajmë sportin të pastër e ta bëjmë me nder.