09:35 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Çfarë po ndodh me ‘Tre Luanët’? Një lojtar i madh po largohet nga kombëtarja

Është Kombëtarja e katërt më e mirë në botë, sipas ranglistës së fundit të FIFA-s, por disa lojtarë janë duke i refuzuar ‘Tre luanët’

Ashtu siç shkruan “The Sun”, është ylli i Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka, që ka vendosur të largohet nga Anglia për ta përfaqësuar vendlindjen e tij, Republikën Demokratike të Kongos, transmeton IndeksOnline.

Mbrojtësi 23-vjeçar nuk ka hapësirë të mjaftueshme me trajnerin Gareth Southgate për shkak të lojtarëve të shumtë në këtë pozicion.

Andaj, Wan-Bissaka e sheh më të mirë opsionin për ta ndërruar Kombëtaren.

Së fundi dy lojtarë janë larguar nga Anglia. Talenti Jamal Musiala që la “Tre luanët” për Gjermaninë dhe Michail Antonio që pritet ta përfaqësojë Kombëtaren e Xhamajkës./IndeksOnline/