75 Mall Live Search
16:35 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / OSH

Çfarë po ndodhë në LDK, s’ka nënshkrime, s’ka deklarime!

Sot bëhen dhjetë ditë që një grup individësh brenda LDK-së kanë nisur fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve me synimin për të thirrur një Kuvend të Jashtëzakonshëm dhe për të shkarkuar kryetarin e partisë.

Megjithatë, pas dhjetë ditësh përpjekjesh intensive, nisma duket se nuk ka arritur të krijojë mbështetjen që promotorët e saj e kishin paralajmëruar.

E tërë përpjekja po zhvillohet në heshtje dhe “nëntokë” por që rezultatet duket se po mungojnë.

Jozyrtarisht mësohet se gjatë javës ka patur edhe rreth 10 raste të tërheqjes së nënshkrimeve të dhëna më herët.

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë krijohet përshtypja se nisma po përballet me mungesë përkrahjeje.

Sot është bërë çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe pritshmëritë kanë qenë që Abdixhiku të shkarkohet para konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Mbetet të shihet se me çfarë disponimi do të shkojnë në pushimet verore “të pakënaqurit e LDK-së”, apo e tëra do të përfundoi në heshtje dhe pa rezultate./Indeksonline/