22:45 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

Çfarë po paralajmëron Kida për vitin 2023?

Kida është një nga këngëtaret më të dashura dhe të komentuara të showbizit. Ajo publikon kënge të njëpasnjëshme që në fakt merr miliona klikime.

Së fundmi, ajo ka publikuar një postim në “Instastory” ku shkruan “2023”. Mos vallë artistja po paralajmëron një tjetër projekt që në fillim të vitit të ri?

Mbetet për t’u parë.

Këngëtarja ka thuajse 10 vite që është pjesë e industrisë muzikore dhe për këtë arsye, ajo ka publikuar më herët një video në rrjetin social “Instagram” ku falënderon të gjithë fansat për mbështetjen që i kanë dhënë deri më tani gjatë karrierës së saj.

Më tej, Kida shkruan se asnjëherë nuk do ndalet së bëri punën që ajo do më së shumti, pikërisht këndimin.

Kida shkroi edhe se brohorimat e fansave të saj i kanë dhënë më shumë vullnet për të punuar akoma edhe më shumë.

“Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam dëgjuar. Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shume, urs always #Kida ”.