23:27 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / AR

Çfarë po shkruanin sot Kurti, Konjufca e Vitia, flet ky i fundit

Indeksonline gjatë ditës ka publikuar një fotografi të kryeministrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca dhe kandidatit për kryetar të Prishtinës, Vitisë.

Kuriozitet i asaj fotografie ishte se, çfarë po shkruanin në fletat që kishin përballë teksa qëndronin ulur në një kafe, në njërin nga sheshet e kryeqytetit.

Përgjigjen e kësaj e ka dhënë sonte Arben Vitia në T7.

Vitia ka komentuar foton duke thënë se në fakt ata po fshinin dicka nga fjalimet e tyre.

Kemi fshirë disa gjëra. Fjalimet tona që i kishim të përgatitura për fjalimin tonë në sheshin Zahir Pajaziti. Këtë e bëra unë i pari, pastaj Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. I rregulluam fjalimet tona”, tha ai./Indeksonline/