09:09 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Çfarë policie profesioniste, amerikanët xhirojnë momentin kur ekzekutojnë babain që kishte rrëmbyer të birin

Policia amerikane ka arritur të shpëtojë një djalë që ishte rrëmbyer dhe po mbahej i kërcënuar nën drejtimin e armës nga babai i tij.

Policët në Arizona kanë tentuar që të bindin burrin për tu dorëzuar, por që përpjekja ka qenë e kotë.

Personi i qëlluar së pari kishte rrahur gruan në një park, për të grabitur djalin me armën që mbante në duar. E tërë ngjarja është xhiruar nga policët me kamera trupore.

Me një goditje precize, personi është qëlluar me pistoletë në momentin kur i drejtoi armën të birit që kishte në duar.

Menjëherë polici tjetër i merr vogëlushin duke e shpëtuar nga më e keqja./Indeksonline/