16:18 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / AR

Çfarë raporti ka Luizi me vëllain e Kiarës? Video zbulon gjithçka

Kur Luiz Ejlli ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, thoshte se kur të takonte vëllain e partneres së tij, Kiara Tito, do e merrte dhe do bënte qejf me të.

E duket se fituesi i edicionit të dytë të BB VIP po e mban fjalën, pasi në postimin e fundit në “Instastory” ai shfaqet së bashku me Ryan në pishina.

Këngëtari i dashur për publikun fillimisht ka postuar një video ku vëllai i moderatores shfaqet duke u hedhur në pishinë dhe Luizi dëgjohet t’i thotë:

“Bëj hedhjen më spektakolare që ka pa shqiptari ndonjëherë me sy”.

Më pas ai e pyet si ishte dhe Ryan i përgjigjet: “Bukur”.

Ndërkohë në videon e dytë, të cilën duket se e ka bërë Kiara, shfaqen të dy duke u hedhur në pishinë. Dhe pas hedhjes, Luizi e merr pranë tij vëllain e partneres dhe e përqafon.