09:03 / E Enjte, 20 Janar 2022 / AR

Çfarë s’duhet të vishni gjatë një fluturimi

Pavarësisht sa shumë na pëlqen të kemi një stil të caktuar kur shfaqemi në aeroport, është shumë lehtë të bësh gabime. Gabime të cilat i kupton vetëm kur nisin proceset e përgatitjes së fluturimit. Ka disa rregulla të pashkruara që thonë se avioni kërkon një kod të veçantë veshjesh: Kombinime komode! 

Pra, çfarë s’duhet të vishni në udhëtimin e radhës?

1.Asgjë që ju shtrëngon

Hiqni dorë nga të ngushtat për pak dhe lërini vend rehatisë. Aq më tepër nëse udhëtimi është i gjatë. Mendoni për qarkullimin e gjakut.

Çfarë s'duhet të vishni gjatë një fluturimi

2. Taka ose sandale

Duhet thjesht t’i shmangni! Të gjithëve na pëlqen të shkojmë me stil drejt aeroportit, por mund ta bëni këtë duke veshur atlete.

Çfarë s'duhet të vishni gjatë një fluturimi

3. Bëni kujdes të mos keni asnjë aksesorë, këpucë apo bizhuteri me metal

Do të shpenzoni kohë tek kontrrolli dhe shanset që t’ju humbasë diçka me vlerë nuk përjashtohen. Thjeshtojeni punën dhe merrini me vete.

Çfarë s'duhet të vishni gjatë një fluturimi

4. Mos vishni shumë “shtresa rrobash”

E dimë sa ftohtë është në avion, por mund të dukeni chic dhe komodë duke veshur pak gjëra në materialin e duhur.

Çfarë s'duhet të vishni gjatë një fluturimi