13:34 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë shefi i UFC-s i tha Nurmagomedovit pasi refuzoi t’ja jepte brezin e kampionit

Shefi i UFC-s, Dana White e paralajmëroi Khabib Nurmagomedov se mund të arrestohej pas fitores në UFC 229 ndaj Conor McGregor.

Khabib e mbrojti titullin e peshave të lehta me një fitore në raundin e katërt ndaj McGregor, duke e vazhduar rekordin e tij, 27-0.

Por, mebnjëherë pas fitores, mundësi rus kaloi kafazin dhe iu vërsul ekipit të McGregor për t’i sulmuar ata, transmeton IndeksOnline.

Më pas, ekipi i mundësit nga Dagestani u futën në kafaz për ta sulmuar McGregor para se sigurimi dhe policia të intervenonin.

Por, White refuzoi t’ja jepte sot Nurmagomedovin brezin e kampionit për arsye se i frikësohej një përleshjeje të re në oktagon.

Më vonë, White zbuloi se çfarë i tha rusit: ”Ju do të jeni me fat nëse nuk arrestoheni”.

Khabib iu përgjigjë: ”Nëse do të arrestohem, dua ta bëjë këtë me brez të vendosur në mua”.

Megjithatë, Khabib nuk u arrestuan, por vetëm tre anëtarë të ekipit të tij, të cilët më pas u liruan./IndeksOnline/