18:59 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / AR

Çfarë shkroi Bob Dole së fundi për Kosovën?

Senatori amerikan Bob Dole sot ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Ai njihej si mik i madh i Kosovës.

Ai shkrimin e fundit në rrjetin social Twitter ia pati kushtuar Kosovës, raporton Indeksonline.

Më 1 dhjetor, Dole njoftonte për një takim virtual që do të realizohej kushtuar Kosovës.

Nesër do të jetë një program virtual tërheqës dhe emocionues. Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kosovën”, ka shkruar Dole./Indeksonline/