18:33 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë skandali, mishtorja në Gjakovë që e derdhë gjakun në lum!

Një mishtore në Gjakovë, nuk po tregohet aq e kujdesshme. E njëjta mund të pres e përcjellë shumë konsumatorë, por gjakun e gjedheve e derdhë në lumen tek “Ura e Taliqit”.

Në videon e siguruar nga Indeksonline dukshëm vërehet se sa shumë litra gjak derdhën aty, duke shkaktuar erë të pakëndshme dhe pamje jo të mirë qytetit.

Është e çuditshme se si kjo pamje në këtë pjesë të qytetit ku ka shumë qarkullim, nuk i ka tërhequr vëmendjen autoriteteve të caktuara.

Sipas informatave nga qytetarët kjo nuk është hera e parë që kjo mishtore derdh gjakun në lum. Ndërsa Komuna e Gjakovës nuk dihet nëse është në dijeni rreth kësaj çështje./Indeksonline