18:49 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Çfarë spektakli, Prishtina fiton ndaj rivalit Trepça

Skuadra e KB Prishtinës ka shënuar një fitore të madhe sot në udhëtim në Superligën e Kosovës në basketboll

Në palestrën sportive ‘Minatori’ skuadra kryeqytetase arriti fitore me rezultat 85-80 ndaj rivalit, Trepça, shkruan IndeksOnline.

Një ndeshje tejet fantastike të dhuruar nga dy skuadrat kosovare.

Më i miri i ndeshjes ishte, Jonson me 22 pikë, 6 kërcime dhe 9 asistime.

Te Trepça, më i miri në fushë ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë, 18 kërcime dhe një asist./IndeksOnline/