10:48 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Çfarë sportistësh, lojtarët e Kosovës ndezin nga një cigare para nisjes për në Gjeorgji

Kombëtarja e Kosovës në futsall sot është nisur për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin evropian të futsallit “Euro 2022”.

Në fotot e siguruara nga KosovaPressi, shihen lojtarët e futsallit, të cilët janë grumbulluar për këtë raund kualifikues, duke konsumuar cigare në ambientet e aeroportit “Adem Jashari”, pak minuta para nisjes për në Gjeorgji.

Në këto kualifikime Dardanët e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje; kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00.