18:56 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Çfarë Superlige në Kosovë, dy ndeshje 7+, 180 minuta, 14 gola

Java e fundit e Superligës së Kosovës në futboll ka nisur furishëm. Në dy ndeshjet e para janë shënuar plot 14 gola, apo na zhargonin bastoresk, të dy ndeshjet kanë qenë 7+.

Trepça ’89 ka shkatërruar Vllazninë e Pozheranit, duke e mundur 6:1 në Mitrovicë.

Golat për 89-shin i shënuan Ylber Maloku (2), El Kayed, Oto John, Arb Manaj dhe Elbasan Thaqi (autogol), derisa për Vllazninë shënoi Almedin Murati.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Llapi mposhti Besën 4:3 në Pejë.

Dy gola i shënoi Mirlind Daku dhe dy Gentrit Begolli, derisa për Besën shënuan Florent Qorraj dhe Fetim Kasapi, dy herë në minutat e fundit.

Vëmendja e futbolldashësve është të dielën në Pejë në përballjen Prishtina-Drita ku do të mësohet edhe kampioni i Kosovës për këtë edicion./Indeksonline/