19:53 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Çfarë tha komandant Remi, pak para se të nisej për në Hagë

Ish- komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit për 7 orë rresht është intervistuar sot nga Prokurorët e Gjykatës Speciale.

Megjithë pritjet e gjata të gazetarëve, Remi nuk ka dashur të prononcohet për media.

Nga ana e tij, pak para se të niset ditën e djeshme për në Hagë, ai ka thënë se është i pafajshëm. Derisa ka treguar se do të intervistohet si dëshmitar i dyshuar.

“Po i përgjigjem thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendiemt e Dick Martit. Unë po shkojë atje në cilësinë e të intervistuarit, normalisht jam dëshmitar i dyshuar. Ne jemi të pafajshëm, ftesat janë shumë normale pas gjithë asaj propagandës edhe raportit që ka bërë Dick Marti”, ka thënë shkurt ai pak para nisjes drejt Hagës.

Ai poashtu ka thënë se ftesat nga Gjykata janë normale pas propagandave që ka bërë Dick Marti. /Indeksonline/