19:39 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Çfarë tregojnë rrudhat në fytyrën tuaj?

 Rrudhat shkaktohen më shumë nga fillimi i pjekurisë apo kalimit në pleqëri. Por rrudhat nuk tregojnë vetëm plakjen, ato kanë edhe shkaqe të tjera se përse shfaqen në fytyrën tonë.

Pozicioni i tyre na tregon edhe për problemet shëndetësore që i kemi, transmeton indeksonline.

 Edhe pse rrudhat janë shumë të pa dëshirueshme për të gjithë, ato shfaqën në fytyrën tonë edhe nëse në nuk duam. Por çdo rrudhë ka kuptime të veçanta dhe zbulon shumë për shëndetin tuaj si dhe detaje tërheqëse për trupin tuaj.

 “Linjat shqetësuese”, që janë vijat horizontale të rrudhave në balle. Ato kryesisht tregojnë që keni stres të madh gjatë ditës. Rrudhat në vetullën e majtë ose të djathtë. Nëse vëreni se linjat pranë vetullës tuaj po bëhen gjithnjë e më të spikatura për një kohë të shkurtër, mund të jetë një shenjë që shpretka juaj po funksionon në mënyrë të gabuar dhe ndoshta mund të dëmtohet.

Rrudha vijë përgjatë kockës së hundës tregon që keni alergji apo shqetësim apo stres të tepërt. Rrudhat anash syve. Nënkuptojnë se buzëqeshni me tërë fytyrën tuaj, prandaj e lëvizni fytyrën në atë mënyrë që të krijojë këto linja. /indeksonline/