12:39 / E Premte, 28 Maj 2021 / Blerim

Challandes flet për ‘problemet’ me Berishën dhe Paqaradën: Kjo është jeta edhe Benzema s’i kishte punët mirë me Francën

Bernard Challandes është paraqitur sot në konferencën e parë para dy ndeshjeve miqësore të muajit qershor, ndaj San Marinos dhe Maltës.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës foli për ‘problemet’ që ka me lojtarët brenda ekipit, shkruan IndeksOnline

Dje gjatë ditës, Bernard Berisha bëri një reagim, duke thënë se askush s’e kontaktoi pavarësisht se kishte paraqitje të mira.

Kurse Challandes thotë se ai është trajneri dhe se ai vendos për ekipin.

Po ashtu, tekniku zviceran e krahason këtë situatë si të Karim Benzema dhe Francës.

“Unë jam trajner, unë vendos për ekipin. Çdo lojtar mund të thotë çfarëdo. Unë kam zgjedhur, Rashicën, Zenelin, Kastratin – nuk kam ftuar lojtarë të dobët. Benzema ka pasur problem me Francën dhe Deschamp. Edhe unë mund të kem probleme me Paqaradën apo me ndonjë futbollist, kjo është jeta. Brenda një ekipi sportiv gjithmonë ka momente të pakënaqura. Ndonjëherë lojtarët nuk janë të kënaqur me mua, ndonjëherë unë jam i pakënaqur me ta. Por, kështu funksionon.”, ka thënë Challandes