21:23 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Challandes: Kemi treguar kurajo, s’ka lidhje rezultati

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur i lumtur me paraqitjen e Kosovës ndaj Danimarkës.

Challandes ka thënë se ishte ndeshje mjaft e mirë dhe se i vie keq për golin e pësuar në fund.

“Ndeshje impresive dhe ndeshje intenzive. Për mua ekipi ka bërë një ndeshje të mirë. Ne kishimi disa mundësi per te shënuar gol. Ne shënuam dy gola kundër nje skuadre shumë të mirë.

Sigurisht na vije keq që nuk e fituam, pasi pësuam gol në minutat e fundit. Sot për mua rezultati nuk ishte me rendesi. Me rndësi ishte ta shohim cfarë mund të bëjmë kundër një ekipi kaq të mirë. Ne kemi treguar kurajo dhe rrezik, për mua kjo eshte më e rëndësishmja dhe jo rezultati. Mendoj që ekipi është gati. Ne duhet të bëjmë një rikuperim të shpejt. Unë kërkoi performancë të mirë. Unë para ndeshjeve asnjëherë nuk them se duhet të fitojmë gjithsesi” ishin fjalët e trajnerit zviceran.