23:04 / E Hënë, 25 Maj 2020

Challandes me fjalë të mëdha për Rrahmanin dhe Rashicën

Bernard Challandes ka qenë gjithmonë i bindur se disa prej futbollistëve që drejton te Kosova do të bënin emër në skuadra të mëdha.

Ndaj atë nuk e ka çuditur aspak transferimi i Amir Rrahmanit te Napoli apo zërat se atje mund t’i bashkohet shumë shpejt edhe Milot Rashica.

Në një intervistë për “Radio Marte”, Challandes ka folur me superlativa për të dy lojtarët dhe suksesin që pret prej tyre.

Nuk jam çuditur që Rrahmani ka shkuar te Napoli, është një lojtar shumë i mirë dhe është rritur shumë duke luajtur ndeshje të mëdha ndërkombëtare, më parë me Dinamo Zagrebin e më pas me Veronën dhe Përfaqësuesen tonë”, tha ai.

Napoli ka bërë një blerje inteligjente për raportin cilësi-çmim, duke siguruar një lojtar të mirë me një vlerë të ulët. Cilësi më të mirë ka mbulimin, por është edhe i aftë të ndërtojë aksionin nga mbrapa. Është i aftë edhe në goditjet e dënimit në fazën ofensive, mund të shënojë 3-4 gola në sezon. Ka që tani nivelin për të qenë një titullar atje, është inteligjent dhe i përgatitur taktikisht, me Veronën luan me tre, por nuk do të ketë probleme të kalojë te mbrojtja me katër. Te Napoli mund të bëhet i rëndësishëm menjëherë”.

Zvicerani nuk i ka kursyer fjalët e mira as për yllin e Bundesligës, Milot Rashicën.

Është një sulmues i fortë dhe i shpejtë, por sidomos punon shumë për skuadrën edhe në fazën mbrojtëse. Me Werderin ka vështirësi pasi për momentin luan në mënyrë mbrojtëse si skuadër, duke parë krizën, por në një ekip që luan mirë futboll mund të tregojë të gjithë vlerën e tij. Mendoj se pas këtij sezoni do të ketë oferta dhe Italia është një destinacion ideal. Nuk kam lajme rreth ofertës së Napolit, por nuk do të çuditesha nëse do të ekzistonte një e tillë. Ai ka aftësitë për të shënuar dhe të bëjë të shënojë, siç duhet në Serinë A”, deklaroi trajneri i Kosovës.

Photo by TF-Images/Getty Images)

Challandes është shumë afër të kualifikoj Kosovën në Kampionatin Evropian, ku vetëm dy ndeshje e ndajnë nga suksesi historik. /IndeksOnline/

Mos i humb