20:03 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Challandes merr vendim, a do ta ftoj Bernard Berishën për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut?

Në ndeshjen e fundit të kombëtares së Kosovës, pati një përplasje mes futbollistit, Bernard Berisha dhe trajnerit, Bernard Challandes.

Për shkak të kësaj përplasje, u raportua se Challandes nuk do ta ftoj në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut në tetor, transmeton Indeksonline.

Por, Challandes ka vendosur të lë anash inatet. Sipas gazetarit të njohur, Arlind Sadiku, trajneri i Kosovës do ta ftoj Bernard Berishën.

Bernard Berisha do të jetë pjesë e kombëtares në ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Greqisë./Indeksonline/