12:16 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / B O

Challandes thotë se përfaqësuesja e Kosovës duhet ta ndërrojë menjëherë mentalitetin

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka dalur në konferencë për media para ndeshjeve të shtatorit. Trajneri zvicëran ka thënë se përfaqësuesja e tij duhet menjëherë ta ndërrojë mentalitetin, ndryshe do të ketë probleme.

“Kemi parë “Euro 2020″ dhe aty nuk ka qenë ana taktike apo fizike, por mentaliteti i skuadrës dhe kjo na duhet edhe neve, në rast se nuk ndryshojmë mentalitet menjëherë atëherë do të kemi probleme. I pranoj kritikat dhe presionin. Mua më duhet presioni dhe jam i gatshëm të punoj në presion. Më bën mirë presioni” ka thënë Challandes.

Kosova do të përballet me Gjeorgjinë më 2 shtator në udhëtim, para se të rikthen në Prishtinë për dy ndeshjet e vështira ndaj Greqisë më 5 shtator dhe ndaj Spanjës më 8 shtator./Indeksonline/