17:49 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Challandes tregon gjendjen e Benjamin Kolollit

Benjamin Kololli është në dyshim për ndeshjen kundër Bullgarisë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një konferencë para ndeshjes ka thënë se sonte do të vendos përfundimisht për yllin e Zurichut, shkruan Indeksonline.

“Ne do ta testojmë sot në mbrëmje dhe do ta shohim a do të mund të luaj apo jo”,  ka thënë Bernard Challandes.

Ose do të luaj ose nuk do të luaj, pasi që nuk është logjike ta lëjë në stol, nuk ka mes në këtë rast”, ka shtuar trajneri.

Benjamin Kololli mungoi edhe në ndeshjen kundër Danimarkës ku u zëvendësua nga Leart Paqarada. /IndeksOnline/