11:32 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Challandes tregon për tri qëllimet që ka kundër Danimarkës

Kosova të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luaj ndeshjen miqësore kundër Danimarkës para fillimit të kampanjës kualifikuese kundër Bullgarisë të hënën.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një konferencë për media ka bërë të ditur se cilat janë qëllimet për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Zvicerani ka thënë se kundër Danimarkës ka tri qëllime kryesore.

Qëllimi i parë është ta testojmë mbrojtjen kundër një skuadre me sulm të fortë siç është Danimarka, e dyta është se si mund ta mbajmë topin sepse në National League ka qenë më e lehtë pasi kundërshtarët na kanë lënë hapësira pasi që Danimarka nuk do të na lejojë këtë. Dhe qëllimi i tretë është të shohim si të krijojmë raste dhe të shënojmë gola kundër një skuadre të fortë në mbrojtje. Pasi sulmuesit tanë kanë shënuar shumë kohet e fundit dhe do të jetë një mundësi të shohim sa do të mund të sulmojmë kundër një mbrojtje të fortë“, ka thënë trajneri. /IndeksOnline/