17:07 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / OSH

Challendes sulmon gazetarët: Ju keni probleme, ne s’kemi

Kombëtarja e Kosovës nesër përballet me Gjeorgjinë në Fadil Vokrri në kuadër të kualifikimeve për botëror, teksa sot po zhvillon konferencë për media.

Përzgjedhësi zviceran, Bernard Challendes, është treguar mjaft i ashpër me gazetarët gjatë deklaratës së tij për situatën brenda kombëtares.

 “A kemi problem. Ku është problemi? Ne kemi problem? Ku? Kemi fituar ndaj Gjeorgjisë, bëmë lojë të mirë ndaj Greqisë, ndaj Spanjës? Ku është problemi? Sepse u mposhtëm nga Suedia? Ju keni probleme. Ne e bëjmë më të mirën. Ndoshta nuk ia dalim. Unë e bëj punën time. Unë marr përgjegjësi për vendimet e mija, por nuk shoh që kemi ndonjë problem”

Kosova në këto kualifikime gjendet në vendin e 4 me poaq pikë pas 6 ndeshjeve.