16:58 / E Premte, 19 Gusht 2022 / Gj. Sh

Chelsea arrin marrëveshje personale me Aubameyang, probleme me Barcelonën

Pierre Aubameyang mund të largohet nga skuadra e Barcelonës këtë afat kalimtar veror.

Skuadra e Chelseas është në pole position për ta transferuar sulmuesin në Stamford Bridge, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Fabrizio Romano, ka raportuar se klubi londinez tashmë ka rënë dakord me kushtet personale me Pierre Aubameyang.

Sipas tij Chelsea nuk dëshironë të paguaj 30 milionë euro për futbollistin aq sa kërkon skuadra e Bracelonës.

Blutë e Londrës nuk do të investojnë më shumë se 15 milionë funte për Aubameyang, prandaj nese klubi nga katalonia nëse nuk heq dorë nga kërkesat e tyre, Chelsea mund të largohet nga marrëveshja./IndeksOnline/