11:16 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Chelsea – Arsenal: Përballjet klasike, duelet kruciale, të rejat nga skuadra dhe gjithçka tjetër

Chelsea është nikoqir i Arsenalit sot në ”Stamford Bridge” në kuadër të javës së dytë në Premier League.

Chelsea përballet me testin e parë të vështirë në sezonin e ri, pas fitores impresive, 3-0 ndaj Huddersfieldit nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

Por, tifozët presin edhe reagimin e Arsenalit të Unai Emeryt, i cili pas humbjes nga Man City në javën hapëse, synon rezultat pozitiv sot në derbi, shkruan IndeksOnline.

Huddersfield Town v Chelsea FC - Premier League

Përballja klasike:

Chelsea 3-5 Arsenal (Premier League, 2011/12)

Njëra ndër ndeshjet që do të mbahet mend gjatë ndërmjet dy rivalëve londinez u zhvillua në vitin 2011, ku dy skuadrat harruan se si të mbroheshin, por u treguan të forta në sulm.

FBL-ENG-PR-CHELSEA-ARSENAL

Dy skuadrat ishin në avantazh herë pas here, por gabimet në mbrojtje i kushtuan rëndë Chelseat.

Dueli krucial:

Eden Hazard vs. Hector Bellerin

Pasi bëri një paraqitje impresive ndaj Huddersfield, Hazard mund të startojë në ndeshjen e tij të parë nën urdhrat e Sarrit. Belgu në javën e kaluar ishte mjaft energjik, duke i dhënë Arsenalit një ide të mirë se çfarë mund të presin nga ai sot.

Nëse ai nuk starton, me gjasë ai do të paraqitet në pjesën e dytë, dhe ai që do ta markojë atë do të jetë Bellerin. Arsenali dështoi t’i markonte lojtarët e Man Cityt, dhe nuk do ta ketë të lehtë as me Hazardin.

Huddersfield Town v Chelsea FC - Premier League

Bellerin edhe njëherë do ta ketë shansin ta ruajë Hazardin, por nga sfidat e kaluara, kemi mësuar se belgu nuk do ta ketë asnjë problem sot.

Të rejat nga skuadrat:

Rikthimi i Hazard është ndryshimi madhor i vetëm te Chelsea dhe mbetet të shihet se kë nga Willian, Pedro apo Alvaro Morata do ta sakrifikojë Sarri për belgun.

Cesc Fabregas, i cili mungoi ndaj Huddersfield, pritet të mungojë edhe sot shkaku i një lëndimi, dhe Mateo Kovacic mund të debutojë sot.

FBL-WC-2018-MATCH40-ISL-CRO

Unai Emery përballet me probleme të shumta, sidomos në mbrojtje. Sead Kolasinac është i lënduar, Nacho Monreal është rikthyer së fundmi në stërvitje pas rikuperimit nga lëndimi në gju, dhe mbrojtësi i ri, Ainsley Maitland-Niles u lëndua në sfidën ndaj Man Cityt.

Emery ka konfirmuar se Petr Cech do të mbetet në portë pavarsisht paraqitjes zhgënjyese ndaj kampionit, gjë e cila nënkupton se përforcimi i ri, Bernd Leno do të mbetet në bankën rezervë.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Luiz, Rudiger, Alonso; Jorginho, Kante, Barkley; Hazard, Morata, Pedro.

Arsenal: Cech; Bellerin, Sokratis, Mustafi, Lichtsteiner; Torreira, Xhaka; Mkhitaryan, Ramsey, Ozil; Aubameyang.

Parashikimi:

Arsenali e fitoi sfidën ndaj Chelseat në turneun para-sezonal, por gjërat kanë ndryshuar që nga atëherë.

Chelseat i është rikthyer Willian, Kante dhe Hazard, derisa është transferuar edhe Kepa Arrizabalaga në portë. Dhe me rikthimin e Hazard, Chelsea është favorit.

Arsenal v Chelsea - International Champions Cup 2018

Arsenali dëshiron të reagojë pas asaj humbje nga Man City, dhe mbetet të shihet nëse Emery do t’i ndryshojë taktikat sot për të marrë rezultat më të mirë.

Rezultati i parashikuar: Chelsea 2-1 Arsenal./IndeksOnline/