09:37 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / Gj. Sh

Chelsea bën ofertën e radhës për talentin brazilian

Skuadra e Chelseas ka bërë ofertë zyrtre te Palmeiras, për Willian Estevao.

Pas refuzimit të ofertës fillestare, 32 milionë euro plus 25 milionë euro shtesë, Chelsea tani ka ofruar 65 milionë euro plus shtesa, shkruan IndeksOnline.

Agjentët e lojtarit janë dakord për një levizje të 17-vjeçarit në Londër.

Estevao ka debutuar me skuadrën e Palmeirasit në vitin 2023 dhe deri tani ka bërë 17 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar edhe tre gola.

Ai ka kontratë me skuadrën braziliane deri në vitin 2026./IndeksOnline/