13:04 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Chelsea dëshiron ta rikthejë talentin Ake

Me Frank Lampardin në stol duket se politika e blerjeve te Chelseas, ka ndryshuar duke u përqendruar te lojtarët e talentuar me perspektivë çka po konfirmohet edhe në fushë me lojtarë si Mounti, Abrahami, Odoi e Pulisiqi.

Një objektiv konkret për mbrojtjen është Nathan Ake, një produkt i akademisë së Chelseas, i cili u shit 2 vjet më parë për 20 milionë paundë te Bournemouthi.

Në skuadrën aktuale, 23- vjeçari po shkëlqen dhe po tregon vlerat e tij dhe nuk do të refuzonte një rikthim te Blutë e Londrës. Dy janë pengesat për momentin, bllokimi i merkatos në janar dhe kërkesa prej 50 milionë paundësh për kartonin e tij.