22:53 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Chelsea dhe Napoli me një “këmbë” në çerekfinale

Chelsea dhe Napoli kanë shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze mposhti Dynamo Kievin me rezultat 3-0, shkruan Indeksonline.

Golat për Chelsean i shënuan Pedro (17′), Willian (65′) dhe Hudson-Odoi (90′).

Edhe Napoli fitoi me rezultat të njëjtë në përballjen kundër Salzburg.

Golat për italianët i shënuan Milik (10′), Ruiz (18′) dhe autogoli i Onguene (58′).

Ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 të Europa League zhvillohen me 14 mars. /IndeksOnline/