09:54 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Chelsea do ta shkarkoj gjithë stafin e trajnerëve për ti hapur rrugë Frank Lampardit

Pas largimit të Maurizio Sarrit nga Chelsea, ekipi londinez dëshiron të largoj të gjithë stafin e trajnerëve për të sjellur risi.

Në mesin e tyre edhe është italiani Gianfranco Zola që shërbeu si asistent i Sarrit.

Përveç Zolës ka edhe disa italianë tjerë që janë me kontratë te Chelsea, por sipas Daily Mail asnjë nuk do të mbetet aty.

‘Blutë’ janë në negociata për të rikthyer legjendën Frank Lampard si kryetrajner.

Lampard së fundi drejtoi Derby Countyn në Championship, duke luajtur edhe në finale të playoffit ku humbi ndaj Aston Villës. /Indeksonline/