17:10 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Chelsea “dorëzohet” për Sandron, klubi italian kërkon këtë shumë parash!

Skuadra e Chelseat ka hequr dorë nga transferimi i mundshëm i Alex Sandro.

Blutë e Londrës janë duke kërkuar futbollistin brazilian që nga afati i verës.

Sipas mediave të huaja, kampioni i Premierligës është “dorëzuar” për transferimin e Sandros, pasi skuadra e Juventusit ka kërkuar plotë 60 milionë funta.

Ana e Antonio Contes, deri tash ka ofruar shumën prej 45 dhe 50 milionë funta./IndeksOnline/

Temat: