10:26 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Chelsea duhet të paguaj 37 milionë € nëse shkarkon Conten

E ardhmja e Antonio Conte në Chelsea është në dyshim pas rezultateve te dobta , ata janë 19 pikë larg titullit liderit City.

Italiani mund ta ketë udhëhequr Blues ne titullin e Premier Ligës në sezonin e tij te debutimit, por duke dështuar për te sfiduar drejtuesit e Manchester Cityt, kjo nënkupton se dera e menaxherit mund të vendoset qe te “Rrotullohet” përsëri”.

Conte ka nënshkruar kontratë të re te parakalimit verën e kaluar, e cila vazhdon deri në vitin 2021.

Por ‘Blutë’ do të përballen me një pagesë marramendëse ndaj Contes.Nëse Chelsea do ta shkarkon trajnerin italian, atëherë klubi do të duhet t’i paguajë teknikut italian plot 37 milionë euro kompensim./IndeksOnline/

Temat: