19:07 / E Premte, 01 Korrik 2022 / Gj. Sh

‘’Chelsea duhet t’i japë Armando Brojës një shans’’

Ish futbollisti i Chelseas, Glen Jonhson, ka thënë se drejtuesit e klubit duhet t’i japin një shans sulmuesit shqiptar Armando Broja, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se Chelsea në vend se të shpenzojnë para për ta zavëndësuar Romeu Lukakun, duhet dhënë një shans Armando Brojës.

Johnson ka shtuar se vitin e kaluar Chelsea shpenzoi 97.5 milionë për të rikthyer Romelu Lukakun në Stamford Bridge, por ai dështoi dhe u transferua në Inter.

“Unë mendoj se Chelsea do të hezitojë të shpenzojë sërish para të frikshme duke marrë parasysh atë që ndodhi me nënshkrimin e Romelu Lukakut.

Nëse do të ishte në dorën time, atëherë do t’i jepja Armando Brojës një shans në vend që të shpenzoja 80 milionë funte për një zëvendësim.”, ka thënë Johnson për mediat angleze, transmeton Indeksonline.

Armando Broja vitin e fundit ishte i huazuar te skuadra e Sauthempton, ku shënoi 9 gola.

Ish mbrojtësi i Chelseas ka thënë se Broja ka shumë për të bëë dhe nëse i jepet një shans, do të shënoj më shumë gola.

“Ai shënoi disa gola fantastikë për Southampton, por, le ta pranojmë, Southampton nuk është Chelsea. Ai do të ketë më shumë mundësi për të shënuar gola te Chelsea dhe teknikisht është mjaft i mirë për të shënuar më shumë sezonin e ardhshëm”, shtoi Johnson./Indekonline/