10:48 / E Martë, 11 Korrik 2023 / LB

Chelsea e çon në Bundesliga sulmuesin që s’i dhezi sezonin e kaluar

Chelsea e ka zyrtarizuar edhe një largim. David Datro Fofana është huazuar tek Union Berlini.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, David Fofana do të luaj në Bundesliga pasi nuk arriti të tregoj vlerat e tij te Chelsea pas transferimit nga Molde.

Skuadra gjermane do të zyrtarizoj sot edhe nënshkrimin e amerikanit Aaronson nga Leeds United./Indeksonline/