Chelsea e ”shkel” Noah, merr fitoren e tretë radhazi në Conference League
Chelsea e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Conference League.
Blutë e Londrës mposhtën me rezultat të thellë skuadrën nga Armenia, Noah, me rezultat 8-0, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca siguroi fitoren qysh në pjesën e parë, ku shënoi gjashtë gola.
Tosin Adarabioyo hapi serin e golave në minutën e 12-të, ndërsa një minutë më vonë shënoi edhe Marc Guiu.
Axel Disasi shënoi golin e tretë në minutën e 18-të.
Tre minuta më vonë ishte radha e Joao Felix.
Në minutën e 39-të, Mykhailo Mudryk shënoi golin e pestë, ndërsa Felix me golin e dytë personal dhe të gjashtin për Chelsean e shënoi në minutën e 41-të.
Në listën e golashenuesve u shtua edhe Christopher Nkunku, duke shënuar dy golat e fundit, në minutat 69-të dhe 76-të.
CHelsea ka pikë të plotë këtë sezon të Conference League, duke shënuar tre fitore në tre ndeshje, ndërsa Noah ka vetëm tre pikë./IndeksOnline/