Chelsea fiton derbin lokal, forcon pozitën e 4-të
Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore në xhiron e 34-të të Premierligës kundër rivalit lokal, Fulham.
Blutë e Londrës fituan 2 me 0 në ‘Stamford Bridge’, shkruan IndeksOnline
Dy golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi gjerman, Kai Havertz (minuta e 10’të dhe 49’të).
Kai Havertz’s goal! (1-0)
— LDN (@LDNFootbalI) May 1, 2021
Excellent assist from Mount, great finish from Havertz! #CHEFUL pic.twitter.com/pNdpx6dsjx
Me këtë fitore, ekipi i Thomas Tuchelit mbetët në pozitën e katërt me 61 pikë, gjashtë më shumë se vendi i pestë West Ham (55).
Kujtojmë që të mërkurën Chelsea luan gjysmëfinalen e dytë në UEFA Champions League, kundër Real Madridit./IndeksOnline/
Kai Havertz’s second goal of the day! (2-0)
— LDN (@LDNFootbalI) May 1, 2021
Timo and Kai combine brilliantly. #CHEFUL pic.twitter.com/LHgdiuf6xS