22:49 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / Blerim

Chelsea i fortë në UEFA Champions, i afrohet gjysmëfinales

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore 0 me 2 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Portos në UEFA Champions League.

Ekipi i Thomas Tuchel bëri një paraqitje fantastike në ndeshjen që u luajt në stadiumin e Sevillas në Spanjë, shkruan IndeksOnline

Në minutën e 32’të skuadra londineze shënoi golin e parë me anë të Mason Mountit.

Në pjesën e dytë, skuadra e Portos u mundua ta barazonte rezultatin, por pas një gabimi nga Corona, Chilëell shënoi për 0 me 2.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër më 13 prill dhe Chelsea është si vendas./IndeksOnline/