22:53 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Chelsea i frikshëm në Champions, eliminon Atleticon

Skuadra e Chelseat është kualifikuar në çerekfinale të UEFA Champions League.

Ekipi nga Londra arriti fitore 2 me 0 në ‘Stamford Bridge’ ndaj Atleticos, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Thomas Tuchelit i shënuan: Hakim Ziyech dhe mbrojtësi, Emerson.

Në këtë përballje, Atletico Madrid mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me karton të kuq direkt u ndëshkua, mbrojtësi Savic.

Chelsea, fitore kishte arritur edhe si mysafir i Atleticos me rezultat 1 me 0 (3-0 rezultati i përgjithshëm)./IndeksOnline/