16:18 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Chelsea i ofron kontratë të re Contes?

Skuadra e Chelseat është duke përgatitur një kontratë të re për bosin, Antonio Conte.

Menaxheri italian, që sezonin e kaluar shpalli kampion Blutë e Londrës në Premierligë, këtë sezon po kalon në krizë të rezultateve, transmeton IndeksOnline.

Edhe pse ka shumë spekulime se Conte do të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të këtij sezoni, drejtuesit londinez ia kanë përgatitur një ofertë të re italianit.

Kjo i bie, se Conte tani e ka në duar fatin e tij, nëse do apo nuk do të mbetët trajner i Chelseat edhe për sezonin tjetër.

Sonte Chelsea do të takohet me Watfordin në Premierligë, pas humbjes befasuese nga Bournemouth në xhiron e kaluar./IndeksOnline/

Temat: