11:18 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Chelsea ishte pranë transferimit të yllit të PSG gjatë verës

Trajneri i portierëve të Chelseas Christophe Lollichon ka treguar se ekipi londinez ishte pranë transferimit të portierit të PSG, Alphonse Areola gjatë afatit kalimtarë verorë, transmeton Indeksonline.

Blutë e Londrës ishin duke kërkuar një zëvendësues pas largimit të belgut Thibaut Courtois drejt Real Madrid. Chelsea ishte e lidhur me disa portierë gjatë kësaj vere si Kasper Schmeichel, Alisson Becker dhe Gianluigi Donnarumma por ekipi londinezë vendosi në fund për portierin e Athl.Bilbaos Kepa Arrizabalaga.

Por trajneri i portierëve, Lollichon ka treguar se Chelsea ishte pranë transferimit të Areolas para se të transferonte Kepan.

“Ne folëm shumë gjatë kësaj vere. Ai dëshironte që të vinte këtu por vendimi final nuk ishte përgjegjësi e imja. Do të isha i kënaqur të punoja me të” tha Lollichon për Le Figaro.

Areola debutoj me kombëtaren franceze të enjten në barazimin 0-0 kundër Gjermanisë./Indeksonline/