12:51 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tuchel konfirmon portierin e parë për këtë sezon – ”shtanget” Buffon

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel thotë se Alphonse Areola është në ”pole-position” që të jetë numri një në portë, para Gianluigi Buffon.

Legjenda e Juventusit dhe Italisë u transferua në Ligue 1 këtë verë pasi i skadoi kontrata te ”Zonja e Vjetër”, duke nënshkruar për dy sezone.

”Gigi nuk vetëm një lojtar që është në stol, ai ka ndikim të madh në skuadër në përditshmëri”, tha Tuchel për RMC Sport 1.

”Ai ka luajtur mjaft mirë në Guingamp, ai na shpëtoi ne në pjesën e parë. Gigi ka qenë në stol sepse Areola ka pasur nevojë për të luajtur”.

”Kjo nuk është negative. Gigi është këtu dhe ai komunikon me lojtarët dhe tenton të më ndihmojë mua në momentet e duhura”.

”Areola ka ardhur nga sistemi i të rinjëve, PSG është jeta e tij, dhe kjo nënkupton shumë për të”./IndeksOnline/