Chelsea ka nevojë për të, Britania ia vonon vizën!
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka mbetur pa vizë të Britanisë së Madhe.
Bashkëpunëtori i miliarderit rus, pranoi se pronarit të Bluve të Londrës nuk iu shty viza, transmeton IndeksOnline.
Abramovich nuk ishte i pranishëm në sfidën finale mes Chelseat dhe Manchester United, dhe arsyeja ishte vonimi i konfirmimit për vizë.
Bashkëpunëtori tha se procesi i rinovimit të vizës zgjat shumë pak, por kësaj radhe zgjati më shumë se zakonisht dhe nuk dihet arsyeja.
Britania së fundmi ka premtuar se do t’i marrë parasysh vizitat afatgjate të rusëve, për shkak të ndodhisë së fundit, ku një ish-spiun u helmua në Solsbury.
Abramovich ka nevojë ta vizitojë Chelsean dhe t’i zgjidh problemet e fundit mes trajnerit dhe futbollistëve./IndeksOnline/