Numri i lypësve shënon shifër të lartë, shumë prej tyre mashtrues
Shkalla e të pastrehëve të rrejshëm është rritur shumë në Britani, këtë e vërteton edhe një dokumentar i publikuar para disa ditësh.
“Ose këtë punë, ose prostitutë” citohet të ketë thënë një nga protagonistet e këtij dokumentari.
Emily, jeton në Kembrixh dhe është një lypëse profesioniste, duke e përshkruar punën e saj si punë me orar të plotë.
Ellie Flynn, e cila përgatiti dokumentarin, tregon se Emily fiton shumë nga ky profesion madje ka përfituar edhe një banesë.
Numri i personave që flenë në qiell të hapur në Angli është i madh kurse të dhënat tregojnë se një natë gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, rreth 5000 njerëz u regjistruan se e kanë kaluar natën në rrugë.
Por, shumë njerëz shfrytëzojnë lypjen për të përmbushur nevojat e tyre, ani pse janë të aftë të punojnë./Indeksonline/